Pas takimit në ambientet e Fakultetit Ekonomik nën dritën e qirinjve, studentët kanë vendosur të nisin ngujimin në ambientet e fakulteteve të tyre.
Në një deklaratë, ata u bënë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me nismën e tyre.
Studentë: Pas shumë mbledhjeve të organizuara, ne si studentë të Fakultetit të Ekonomisë sot fillojmë ngujimin. Kjo është vendosur dhe ne kërkojmë që të bashkohen edhe universitetet e tjera. Ne kemi vendosur të qëndrojmë ditën dhe natën të ngujuar.
Studente: Kjo formë nuk është kundër pedagogëve tanë. Qëllimi jonë është plotësimi i atyre tetë pikave. Gjithashtu presim mbështetje nga të gjitha fakultete të tjera me qëllim që kauza jonë të plotësohet sa më shpejt. Të përgjysmohen tarifat edhe për masterin.
Më herët, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë mungonte energjia elektrike, e cila u ndërpre pak para nisjes së takimit. Studentët thanë se ndërprerja e energjisë nga OSHE ishte e qëllimshme pasi energjia mungonte vetëm në këtë ndërtesë dhe jo ndërtesat e tjera përreth.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare