Një grup prej 27 studentësh arkitekture nga Tirana dhe Firence prej një jave gjenden në Gjirokastër dhe rrethinat e saj për një analizë shkencore që do të bëjë dokumentimin e matjeve të disa prej shtëpive karakteristike gjirokastrite.
Këto matje që po kryhen me teknologji të avancuar, si dhe studimi urbanistik dhe morfologjik i qytetit do ti shërbejnë ndërhyrjeve të komplikuara që kërkon restaurimi i banesave tradicionale në të ardhmen. Studentët të udhëhequr nga një ekip pedagogësh po kryejnë analiza në shtëpi si Zekatët, Ficot dhe disa rrënoja të viteve të fundit edhe për të vlerësuar ritmin e degradimit në këto banesa.
“Kemi ndërmarrë këtë eksperiencë në Gjirokastër si një bashkëpunim mes Universitetit të Firences dhe “ Zoja e Këshillit të Mirë” të Tiranës. Është një punë që po e kryejnë studentët dhe do të finalizohet me një analizë të godinave historike dhe muzeale të qytetit të Gjirokastrës. Ky operacion po përdor metodologji të ndryshme përfshi ato tradicionale dhe ato shumë të avancuara si fotogrametri 3D, lazera e fotografi speciale. Në këtë analizë kanë marrë pjesë disiplinat e analizës së restaurimit, rilevimit të ndërtesave, pjesa e mirëmbajtjes së ndërtesës, analiza urbanistike e zonës ku ndodhen këto ndërtesa, disiplina e analizës historike dhe e strukturave të ndërtesës. Të gjitha këto vlerësime si dhe imazhet 3D do të ndërtohen për të kuptuar situatën ku ndodhen këto godina si dhe të orientojnë ndërhyrjet në një situatë të dytë për restauruesit”, tha Francesco Tioli , Profesor arkitekture Universiteti i Firences.
Vetë studentët thonë se përfitimet profesionale prej kësaj eksperience janë të çmuara. Ata kanë arritur të përfshihen në analiza të thelluara dhe të realizojnë punime konkrete në terren. Jurgen Tuçi student i vitit të katërt e gjen këtë ekspeditë shkencore në Gjirokastër një përvojë me përfitim të dyanshëm.
Gjirokastra përgjatë viteve të fundit është kthyer në një terren të cmuar studimesh dhe ndërhyrjesh për studentë nga Shqipëria dhe shumë vende të botës. Qyteti ka mirëpritur shumë kampe restaurimi që kanë realizuar ndërhyrje të pjesshme në elementë të banesave karakteristike./Tch
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...