Edhe në shkollën qëndrore fillore ”Nuri Mazari” në Dollogozhdë ku gravitojnë edhe shkollat fillore të Koroshishtit të Livadhisë, Pohumit dhe Zhepinit, vendbanime këto që sipas regjistrimit të fundit të popullësisë numërojnë afërsishtë 7 mijë banorë, konstatohet zvogëlimi i dukshëm i numrit të nxënëseve referuar të dhënave duke i krahasuar me ato të para 18 vjetëve, njofton Strugalajm.
Nga shkolla fillore e ”Nuri Mazari”, konfirmojnë se deri në vitin 2000 pra rreth 18 vite më parë në këtë institucion arsimor kanë mësuar deri më 1500 nxënës, ndërsa sivjet në vitin shkollor 2015/2016 ky numër është reduktuar në 471 nxënës, nxënës.
Argëtim Seferi,drejtor i këtij institucioni arsimor tregon se përgjysmimi i dukshem ndodhi kur pjesa më e madhe e mërgimtarve morën edhe familjet në vendet ku punonin prej vitesh. Seferi potencon se akoma është herët të thuhet se kur do të ndërpritet kjo tendencë negative edhe pse sipas tij tashmë vërehet një llojë stabiliteti , sepse nga viti i kaluar reduktimi sivjet është me 19 nxënës. Për Seferin zvogelimi i numrit të nxënësve në këto përmasa ka ndodhur në pjesën më të madhe si rezultat migrimit në masë i banorëve të Dollogozhdit, Koroshishtit Livadhisë, Zhepinit dhe Pohumit drejt vendeve perëndimore. Ai gjithashtu shton se shkolla e Dollogozhdit funksionon normalishtë dhe nuk ndeshet me vështirësi sepse është një nga shkollat e rralla që nuk ka xhirollogarin e bllokuar.
“Sivjet në të gjitha shkollat që janë në varësi administrative të shkollës së Dollogozhdit në klasë të parë mësimin e ndjekin 41 nxënës një shifër që dikur askush nuk mund ta kishte imagjinuar. Në Dollogozhdë klasën e parë e ndjekin 18 nxënës në Koroshishtë 9 në Livadhi nga 12 nxënës si dhe Zhepini dhe Pohumi 2 nxënës”, përfundon ai.
Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së kaluar si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore. Por një rol vendimtar në këtë drejtim duhet thënë kan lojtur të ashtuqojturat ”martesa me letra”, praktikë nepërmjet së cilës një pjes e madhe e të rinjve mërguan në vendet përëndimore ku kriuan familjet e tyre të reja dhe sot lirisht mund të thuhet se më shum nxënës strugan ka në vendet perëndimore se sa në komunën e Strugës.
Afërsish rreth gjashtqind nxënës varion numri i filloristve me origjin nga komuna e Strugës të cilët klasën e parë e ndjekin në vendet europiane, këtë të dhënë e vërtetojm në disa institucione shtetërore në rrugë jozyrtare. Në këtë numër janë përfshir nxënësit e klasës së parë të cilët mësimin e viojnë jashtë vendit, të cilët prindërit i kanë regjistruar në zyrat e këtij shteti dhe që janë pajisur me dokumenta udhëtimi të Maqedonisë.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj