Këngëtari i njohur Arkimejd Lushaj i njohur nga të gjithë si “Stresi”, tregoi për nismën që ka marrë së bashku me miqtë e tij.
Këngëtari u shpreh se ata janë bërë një grup prej 180 personash dhe që prej ditës që ndodhi tërmeti ata janë bërë të gjithë bashkë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
“Aktualisht ndodhemi në fshatin Manzë të Vjetër së bashku me mikun tim nga Kosova Krenar Leci. Ne që nga dita që tërmeti ka rënë kemi shkuar shtëpi më shtëpi dhe kemi ofruar ndihmën tonë. Ne e kemi bërë që në fillim të ditur që nuk pranojmë para, por vetëm ndihma që i marrim nga vëllezërit tanë nga Kosova dhe nga vendet e tjera të Europës dhe ata i vendosim në dispozicion të njerëzve të prekur. Kemi ngritur çadra dhe kemi ofruar ushqime deri sa gjendja e tyre të stabilizohet.”, tha këngëtari.
Më tej ai shtoi:
“Unë u bëra gjashtë ditë që ndodhem mes këtyre familjeve, jam bërë një me problemet e tyre. Kam hyrë në botën e tyre dhe e kamë shumë të vështirë që të largohem prej saj.”, u shpreh “Stresi”./tch/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?