Strategjia që po përdor Basha për të penguar grumbullimin e protestuesve

10:05 | 8 Janar 2022
L G

Makina të shumta janë parkuar para oborrit të selisë blu, ndërkohë që na ndajnë vetëm 3 orë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha.

Mesa duket vendosja e makinave , shërben si strategji për të penguar grumbullimin e protestuesve.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot një protestë në orën 12:00, ku i kërkoi demokratëve që të nxjerrin nga zyra Lulzim Bashën.

Berisha premtoi dje se se protesta do të jetë paqësore e nuk do të preket asnjë punonjës i PD, por nga ana tjetër Basha flet për skenare dhune me banditë e kriminelë.

Megjithatë Basha ka thënë se janë gati për çdo gjë, ndërsa masa ka marrë edhe Kryeministria, duke ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.

Top Channel

Të ngjashme