Potencialet e mëdha turistike të Elbasanit nuk janë shfrytëzuar siç duhet, tha kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, gjatë një takimi të organizuar për strategjinë e turizmit.
Ai kërkoi nga bashkitë e qarkut që të ketë një bashkëpunim mes tyre për të zgjeruar hartën turistike dhe për të vënë në funksion asetet .
Në një takim të organizuar për strategjinë e turizmit Taulant Balla deklaroi se Elbasani ka asete të mëdha turistike, por që nuk janë shfrytëzuar.
Ndaj sipas tij Bashkia duhet të drejtohet nga filozofia e zhvillimit të turizmit.
“Turizmi nuk është vetëm një vizitë në kala; turizmi në Elbasan nuk është as të mirat që burojnë nga ujërat termale; turizmi nuk është as të ngjitesh në Gjinar, apo në Zavalinë, apo në Funar, por turizmi duhet të jetë një politikë e cila duhet të drejtojë dhe të orientojë tërësisht të gjithë filozofinë e drejtimit të bashkisë nga ana e Gledit dhe e Këshillit Bashkiak, jo në 4 vitet e ardhshme, por në 10 vitet e ardhshme”, tha Balla.
Ndërsa kryebashkiaku Gledian Llatja vlerësoi si shumë të rendësishme bashkëpunimin me bashkitë e tjera të qarkut për të zgjeruar hartën turistike.
Në tryezë morën pjesë përfaqësues të operatorëve turistikë, të biznesit, studiues, arkeologë te cilen dhanë mendimet e gjykimet e tyre mbi rëndësinë e turizmit dhe pikat kyçe ku duhet të fokusohet./ABC News Albania
Berisha pa të ardhme tek Hoffenheimi, pritet të largohet nga...
La shtëpinë por mori mijëra ndjekës në Instagram, Gjesti vaz...
Pas dy klubeve italiane edhe Dortmundi interesohet për huazi...
Ahmeti, BE-së: Projektligjin për Liritë Fetare po e bllokojn...
Shkon në 126 numri i viktimave nga tërmeti në Tibet
Liria ndahet me tre futbollistë, njëri ndër ta gardiani Ymer...