Strategjia e BE për Ballkanin, Rama flet për hapjen e negociatave

17:47 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas mbledhjes së Komisionit Evropian, i cili paraqiti Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama thotë se mirëpret atë çfarë thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE, ndërsa sipas tij negociatat për anëtarësimin janë më afër se kurrë.

Statusi i plotë:

Mirëpresim çka thuhet për Shqipërinë në strategjinë e BE. Negociatat më afër se kurrë ?Pastaj gjithçka do varet nga fuqia e vrapimit tonë ?? ??

Në dokumentin e Komisionit Europian mbi Strategjinë për Ballkanin Perëndimor thuhet:

“Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë duke shënuar progres të ndjeshëm në rrugët e tyre evropiane dhe Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në bazë të kushteve të përmbushura”./lapsi.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme