Fieri është qyteti i parë që i është përgjigjur thirrjes nga Partia Demokratike e cila ka lajmëruar protestë paqësore këtë të shtunë nën moton “Stop vrasjes në komisariate”, pas vdekjes së të riut Ilvi Meta në Kavajë.
Protesta pritet të zhvillohet në orën në të gjitha komisariatet e policisë në të gjithë vendin dhe në godinën e Kryeministrisë do të ndizen qirinj.
“Ne orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”. Në Tiranë qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria, po në orën 20.00. Ftojmë mediat në Tiranë dhe në rrethe të ndjekin këtë protestë të heshtur”, shkruhet në njoftimin e PD-së.
31-vjeçari Ilvi Meta i dha fund jetës 3 ditë më oarë, 4 maj ndërsa ndodhej në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës duke u vetëvarur.
Lidhur me këtë ngjarjen e rëndë është ngritur një grup hetimor.
Lexo edhe: “E dhunuan psikologjikisht dhe i fikën cigaren në trup” Abc zbardh zbardh bisedën mes policëve të arrestuar dhe familjarit për vdekjen Ilvi Metës
Ndërkohë babai i viktimës, Agim Meta, në një komunikim për Abcnews.al, deklaroi se nuk besonte tek versioni i policisë, pasi djali i tij nuk kishte probleme.
Sipas Agim Metës, djali i tij 31-vjeçar njihej nga të gjithë si një djalë i qetë dhe pa probleme./abcnews.al/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...