Aleanca ushtarake Euro-Atlantike e NATO-s vendosi korrikun e vitit të shkuar në Samitin e Varshavës një rritje të prezencës së trupave të Alaeancës në vendet e Balltikut.
Sot, më pak se një vit më vonë NATO ka dislokuar katër grup-batalione shumëkombëshe në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni, që drejtohen respektivisht nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Gjermania dhe SHBA.
Pjesmarrëse në këtë operacion janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë të cilat ofrojnë kapacitetin EOD (Explosive Ordnance Disposal), për grup-batalionin e dislokuar në Letoni, i cili është dhe konsiderohet një kapacitet shumë i rëndësishëm mbështetës. EOD është struktura speciale për eleminimin e materialeve të rrezikshme, të Batalionit të Xhenios të Komandës Mbështetëse. Shqipëria është pjesë e grup – batalionit në Letoni nën komandën e Kanadasë, ku marrin pjesë edhe shtetet si Italia, Polonia dhe Sllovenia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës që zhvilloi në datat 19-20 qershor në bazën ushtarake Adazi në Letoni dhe Stasenai në Lituani dha një intervistë ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), e cila ndoqi nga afër paradën ushtarake në Letoni dhe stërvitjën ushtarake “Iron Wolf 2017” në Lituani.
Stoltenberg gjatë intervistës ekskluzive për ATSH, foli për rolin e trupave shqiptare në operacionet në vendet e Balltikut dhe rolin e Shqipërisë në Aleancë. Gjithashtu Stoltenberg u shpreh edhe për kërcënimet që mund të vijnë nga Rusia ose nga vende të tjera, për rajonin e Ballkanit.
Në vazhdim, intervista e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për ATSH-në
-Si e vlerësoni rolin e trupave ushtarake shqiptare në operacionet në vendet e Balltikut dhe roline Shqipërisë në Aleancën e NATO-s?
Ne e vlerësojmë shumë kontributin e Shqipërisë. Unë i pashë trupat shqiptare dje në Letoni dhe i takova përsëri këtu (Lituani). Shqipëria po luan me të vërtetë një rol të rëndësishëm në Aleancë. Dhe unë e përgëzoj Shqipërinë për kontributin në mënyra të ndryshme në NATO. Rritja e pranisë së NATO-s në Evropë është në përgjigje të një Rusia që vepron e sigurtë dhe veprimeve agresive të Rusisë në Ukrainë. Natyrisht, është e rëndësishme për të gjithë aleatët tanë, përfshi Shqipërinë, që çdo veprim kundër nesh, do të shkaktonte një përgjigje nga e gjithë Aleanca.
-A parashikoni ndonjë kërcënim nga Rusia apo ndonjë vend tjetër në rajonin e Ballkanit?
Ne nuk shohim ndonjë kërcënim të shpejtë. Por, ne shohim një Rusi të sigurtë që ka qenë aktive në Ballkanin Pendimor. Prandaj, ne gëzohemi që ishim në gjendje të mirëpresim
Malin e Zi si anëtarin e 29-të NATO-s. Gjithashtu, mirëpresim që si Shqipëria edhe vende të tjera të Ballkanit Perendimor të jenë anëtare të Aleancës. Duhet të jemi vigjilente dhe duhet të jemi shume më të vetëdijshëm, përfshi shërbimet tona të inteligjencës, që duhet të vëzhgojnë nga afër sesi Rusia është gjithashtu e pranishme ne Ballkanin Perëndimor.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...