Anëtari i Kuvendit Kombëtar në PD, Fatbardh Kadilli, i cili ka qenë edhe anëtar i grupit që ka hartuar Statutin e ri që u miratua ditën e sotme, ka reaguar për mosmarrëveshjet që ndodhën.
Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, Kadilli thotë se me ndryshimet që janë bërë në Statut, fuqizohen anëtarët e partisë.
Nga ana tjetër, ai ka folur edhe për diskutimet dhe kundërshtitë që u thënë gjatë punës së Kuvendit.
Kadilli thotë se nuk mund të dhimbset partia nga njëra ana, dhe nga ana tjetër të mos bashkohesh me demokratët e thjeshtë për të kontribuar për të.
Reagimi i Kadillit:
Si anetar i grupit politik dua te shpreh mirenjohjen time te gjithe atyre qe kontribuan ne hartimin e ketij statuti. Anetareve te partise qe kontribuan me ide dhe mendime gjate analizes, zotit Malko, Kulluri dhe Znj. Harxhi per propozimet e tyre, nje pjese e te cilave jane sot pjese e statutit, si dhe Kryesise dhe Keshillit Kombetare te PD.
Me kete statut fuqizohet anetaresia e partise dhe organet e saj drejtuese, duke u dhene me shume kompetenca ne vendimmarrjet e partise.
1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga Kryetari i Partisë.
2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me “nje anëtar, nje votë” nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.
Parimi “nje anëtar, nje votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:
Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.
1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.
Demokratet Kuvenduan hapur mes tyre dhe ne sy te shqiptareve nepermjet mediave. Degjimi me respekt dhe seriozitet edhe i mendimin kritik dhe atij kundershtar tregoi ndryshimin e madh mes nesh dhe socialisteve (e mbani mend se si s’u lejuan as celularet te filmonin fjalimin e Blushit kunder Rames ne Kongres).
Ata qe mendojne ndryshe, objektiv apo subjektiv, racional apo emocional kishin sot hapesiren e nevojshme per te folur me demokratet dhe per demokratet. Diskutimi ne familje eshte me konstruktiv sesa neper studio televizive.
Te flasesh per dhemshuri per partine dhe te refuzosh t’u bashkohesh demokrateve te ardhur nga e gjithe Shqiperia ne Kuvend tregon me se paku mosmirenjohje ndaj tyre.
PD nuk eshte e Kryetarit, PD eshte e demokrateve dhe gjithkush ka detyrimin t’i respektoje per te pakten aq sa ka marre prej tyre.
Statuti eshte vetem hapi i pare i nje procesi te gjate neper te cilin do te kaloje Partia Demokratike per te fituar besimin e qytetareve per t’i kthyer shpresen dhe besimin qytetareve.
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë
Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Dibër, dyshohet se e...