Në Budapest, do të vendoset statuja e heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeu.
Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse ka zbuluar detaje nga ndërtimi i këtij busti, i cili siç shihet në foto është ende i papërfunduar.
Spasse ka zhvilluar një vizitë studion e skulptorit Mihaly Gabor, i cili po realizon projektin.
Busti do të vendoset përballë bashkëkohësit të Skënderbeut, heroit hungarez, Janos Huniadit.
“Edhe në Budapest do të vendoset statuja e Skënderbeut. Sot Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, për të parë maketin me përmasa reale. Pas disa ndryshimeve në fizionominë e portretit dhe lejes përfundimtare të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit”, shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Hungari.
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...