Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar “qesharak” termin “spiun” kur vjen fjala vetëm te fotografimi i depove të armatimit.
Sipas tij ndërtesat janë karakatina dhe nuk përbëjnë rrezik, por çfarë është realisht shqetësuese, është qëllimi i vërtetë i dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët që ruanin objektin me spray neuro-paralizues.
“Këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë? Sepse më falni por një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive e cila duket sikur thërret ‘aman hajde më shihni dhe më kapni se jam e veçantë’, është pak si qesharake. Kështu që i takon hetimit të nxjerrë më shumë. Shqetësimi ynë është ku është qëllimi i vërtetë,” – deklaroi kryeministri Rama.
Dy shtetas rusë, 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç u arrestuan mbrëmjen e së shtunës pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh.
Teksa tentuan të futeshin në uzinë ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë.
Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti./euronews.al/
Manchester United regjistron humbjen e radhës, mposhtet nga ...
Chelsea rikthehet tek fitorja në Premier League, triumfon nd...
Si të regjistroheni për votim jashtë Kosovë?
Vazhdojnë operacionet e ushtrisë izraelite në Gazë dhe Liban
Hasani shpërndan 300 abetare për nxënësit në New York
Arsenal – Liverpool, formacionet zyrtare