Masat që qeveria ndërmerr në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit janë të konsultuar me ekspertët e komitetit teknik.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një intervistë për Ora News sugjerimet e opozitës i konsideron si politike, duke i kërkuar që ta peshojë mirë fjalën dhe aksionin politik, pasi në këtë betejë duhet të jenë bashkë.
Elisa Spiropali: Qeveria nuk vendos asgjë pa u konsultuar me komitetin teknik të ekspertëve. Komiteti teknik i ekspertëve është ai që peshon avantazhet, disavantazhet për politika të caktuara. Ne nuk bëjmë gjë pa ta dhe nuk kemi ndërmend të marrim hapa për të rrezikuar jetën e qytetareve. Kjo nuk do të ndodhë dhe nuk ka për të ndodhur.
Sa i përket sugjerimeve që vijnë nga njëra frëngji politike apo nga tjetra, ne nuk jemi këtu për të bërë politika të ditës, por jemi të gjithë se bashku si shqiptarë në një situatë që ka gjunjëzuar vende me kapacitete shumë më të mëdha se ne. I bëj thirrje opozitës që ta peshojë mirë fjalën dhe aksionin politik sepse nuk ka vend as për të stisur të vdekur të paqenë, por ti gjendet qeverinë në kuptimin e mbështetjes për të tejkaluar gjithë së bashku situatën. Suksesi i qeverisë është suksesi i Shqipërisë. Ne jemi gjithë ushtarë në këtë betejë, gjeneralët janë ata ekspertë që deri më tani kanë rezultuar absolutisht të aftë për ta përballur krizën shëndetësore dhe për të na ofruar modelet më të mira.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...