Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar sot Mike Johnson për rizgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara.
Në mesazhin e saj, Spiropali shprehu besimin se nën udhëheqjen e Johnson, bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vazhdojë të forcohet dhe intensifikohet.
“Urime Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Jam e bindur se nën lidershipin e Kryetarit Johnson, bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet dhe intensifikohet”, shkruan Spiropali.
Ndryshe, Mike Johnson është rizgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të premten pas një votimi të gjatë, i cili vuri në pah ndasitë në mesin e republikanëve të presidentit të zgjedhur Donald Trump./Arbresh.info
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedh...
“Nëse kam nuse nuk gatuj unë”, Sara i përgjigjet deklaratës ...
KMDLNJ: Kuvendi të amandamentojë Ligj për Specialen
“Pa integrim të serbëve në Kosovë s’mund të ketë...
“Janë çifti ma i fortë këtu”, Gjesti debaton me Leon për Dri...