Spiropali: Teatër i madh dëshpërimi

15:41 | 23 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar vendimin e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet si dhe përjashtimin e deputetit të PD Myslym Murrizi pasi nuk bëri të njëjtën gjë.

Përmes një deklarate, Spiropali thotë se dëshpërimi e frika, e nxorën përfundimisht jashtë kontrolli lidershipin opozitar dhe jashtë parlamenti pa kthim grupin kundërshtar.

“Për të vajtuar me kujë e për të qeshur me lot, ky teatër i madh dëshpërimi nga pafuqia për të fituar zgjedhjet e radhës dhe frikë nga pjella e mallkuar e reformës në drejtësi, prokuroria speciale antikorrupsion! E cila pasi u del ne ëndërr qyshse u detyruan të votojnë reformën, u është bërë hije tani që i erdhi ora te lindë prej vërteti”- thotë ndër të tjera Spiropali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme