Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, ka pritur sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Katarit, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, dhe Ambasadorin e Egjiptit, Mohamed Heider.
Gjatë takimit, kryeparlamentarja Spiropali bisedoi me ambasadorët mbi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, rritjen e investimeve, intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare dhe kontributet e përbashkëta për paqen dhe sigurinë.
Në fokus të diskutimit ishte gjithashtu edhe vazhdimi i mbështetjes dhe lobimit nga Katari dhe Egjipti për Kosovën./atsh
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe