Spiropali: PS nuk negocion për zgjedhjet!

22:51 | 24 Prill 2019
Arbresh.info

Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali, pasi ka përfunduar mbledhja e Kryesisë e Partisë Socialiste, ajo deklaroi se u diskutua në lidhje me zgjedhjet e 30-qershorit.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Spiropali e konsideroi turp mospjesëmarrjen e opozitës.

“Sot mbajtëm mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste. PS nuk negocion për zgjedhjet. Zgjedhjet janë më 30 qershor dhe Partia Socialiste ka vendosur të marrë pjesë si subjekt politik. Ne diskutuam sot për kandidatët më të mirë që mund të kemi për secilën bashki të vendit. Deri më 13 maj do të dalin edhe koalicionet e plota dhe kandidatët për kryetarë të bashkive.

Nuk jemi këtu për të diskutuar e për të vendosur datën e zgjedhjeve, këto janë çështje kushtetuese, ne jemi një parti politike që i përgjigjet kësaj thirrje. Ne nuk do të marrim pjesë në luftë por në zgjedhje dhe shpresojmë që asnjë kryetar të partive politike nuk e ka lënë mendja që të pengojnë shqiptarët të votojnë. Çdo akt dhue është i papranueshëm dhe do të ndëshkohet.

Është një turp që PD ka zgjedhur t’i lërë në rrugë zgjedhësit e saj duke djegur mandatet dhe duke mos hyrë në zgjedhje. Turp për ato parti që kanë marrë këtë vendim. Do bëjmë përzgjedhjet më të mira për kandidatët do t’i zgjedhim sipas kontributit të tyre”, tha Spiropali./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme