Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.
Zyra e shtypit e Kuvendit, në një njoftim për mediet, ka ndarë detaje nga takimi.
“Spiropali e falenderoi Ambasadorin Fabrizio Bucci për shërbimin në Shqipëri si një diplomat i spikatur, me dashurinë dhe përkushtimin e një miku që njeh nga afër vendin dhe njerëzit si edhe kompleksitetin e marrëdhënieve historike dhe të sotme mes dy vendeve tona, si një partner i afërt që kontribuoi në zgjerimin e marrëdhënieve mes institucioneve, afrimin e qytetarëve, dhe në mënyrë të veçantë në thellimin e bashkëpunimit parlamentar”, lexohet në njoftim.
“Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, i dorëzoi Ambasadorit Bucci një Certifikatë Mirënjohjeje, në emër të Kuvendit, për kontributin në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe thellimin e Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve e Senatit të Republikës së Italisë, gjatë shërbimit si Ambasador në Shqipëri në vitet 2020-2025”, përfundon njoftimi./atsh.al
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...