Ministrja Elisa Spiropali ka treguar se ka marrë mesazhe nga kolegët opozitarë, që sipas janë penduar që kanë djegur mandatin.
Spiropali tha:
“Sali Berisha mori në qafë opozitën dhe ishte një vendim i tij. Mendjet e kthjellëta të dhe racionale PD-së duhet ta kishin ndaluar. Ndoshta emrat më me peshë, ata më kanë shkruar dhe nuk janë militantë të verbër të partive politike dhe të rinj, janë njerëz që dinë të thonë çështja përgjegjësi. Janë penduar por pendesa e tyre në këtë pikë nuk vlen sepse nuk ka asnjë mundësi ligjore që ata të kthehen pas. Mesazhe marrim ne dhe patjetër që marrim mesazhe se kjo ishte e papritur dhe nuk ka qenë një zgjedhje krejtësisht të pavarur. Ata janë detyrua të firmosin pasi lidershipit të partisë dhe konkretisht Berisha ishte ai që mori vendimin dhe Basha i ka detyruar. Kanë qenë në kushte e një detyrimi dhe nuk ka qenë vullneti i tyre i pavarur. Por edhe LSI më pas vendosi që t’i digjet mandatet. Nuk besoj se gjithë deputet e LSI kanë dashur të lënë mandatet të tradhtojnë elektoratin. Kauza për zgjedhje të lira ka rënë”.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...