Pasi Basha deklaroi sot se do t’i propozojë Grupit Parlamentar dhe forumeve më ta larta djegien e mandateve të deputetit, ka ardhur menjëherë një reagim nga radhët e socialistëve.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali u shpreh se ky vendim i PD-së krahas të keqes e ka edhe një të mirë.
Ajo thekson se e mira është se nuk do t’i marrin më rrogat për të ndotur me bojë e baltë Parlamentin. Këtë reagim ministrja Spiropali e ka bërë në rrjetin social “Twitter”, teksa pohon se Lulzim Basha pasi vendosi fillimisht të digjte qeverinë papritur ndryshoi kurs duke vendosur së fundmi djegien e opozitës.
“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, shkruan Spiropali.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...