Google ADS

Spiropali akuza Ilir Metës: Presidenti ka hedhur grepat për të kapur ndonjë peshk në Venecia

23:16 | 29 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Vazhdojnë debatet e forta në Open në Top Channnel teksa po diskutohet për votimit e Kodit Zgjedhor pa pritur opinionin  e Komisionit të Venecias.

E ftuar në emision, ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali vazhdoi akuzat ndaj presidentit Ilir Meta ku tha që ai ka nisur fushatën dhe po i merr vendin Lulzm Bashës.

“Ilir Meta ka nisur fushatën. Presidenti është në fushatë. Ai ka marrë një pozicion si lider i opozitës. Meta duhet ta ndajë me Lulin dhe Monikës se kush është lider i opozitës. Ndërkohë që Meta ka hedhur grepat për të kapur ndonjë peshk në Venecia(ku i referohet Komisionit të Venecias)”- tha Spiropali./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme