Google ADS

Spartak Ngjela zbulon faktet që ‘trondisin’ politikën shqiptare

22:17 | 4 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, bëri një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion”, teksa foli për SPAK dhe goditjen e korrupsionit në nivele të larta.

Avokat Ngjela tha se janë mbledhur dosjet dhe ka nisur hetimi i tyre nga ekspertët e SHBA-BE dhe FBI. Sipas tij, ekspertët kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës dhe kanë gjetur shuma të mëdha parash, madje edhe në Gjibraltar.

“Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.

Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur pare shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”, tha Ngjela.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme