Një grup shqiptarësh dhe shtetas të kombësive të ndryshme janë arrestuar nga policia spanjolle si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikimit të marijuanës.
Policia spanjolle ka goditur një organizatë ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike që operonte në disa vende europiane.
Një total prej 14 personash të kombësive të ndryshme, mes tyre shqiptarë, janë arrestuar.
Operacioni nisi marsin e vitit të kaluar kur një grup i përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare po hetohej për zotërimin e një plantacioni të brendshëm marijuane në qytetin verilindor spanjoll të Reusit.
Produkti narkotik eksportohej më pas drejt destinacioneve si Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, për të përfituar nga çmimet e larta të tregut.
Transporti kryhej nga Barcelona, me ndihmën e kamionëve të regjistruar që dërgonin dy-tri herë në muaj ngarkesa deri 200 kg substanca narkotike.
Gjatë operacionit të fundit, policia spanjolle bastisi gjashtë godina të të dyshuarve ku edhe gjeti një total prej 200 kg bimë narkotike të paketuara, pajisje elektrike në plantacionin për rritjen e bimëve, dhe më shumë se 10 mijë euro vlera monetare.
14 të arrestuarit do të gjykohen për krime kundër shëndetit publik, pjesëmarrje në organizatat kriminale dhe për vjedhje të energjisë elektrike./oranews
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...