Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte (18 dhjetor) në një restorant të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.
Mediat e huaja spanjolle raportojnë se ngjarja ka ndodhur në restorantin e quajtur “The Orange Tree”, pak para mesnate, kur një person i armatosur dhe i mbuluar me kapuç “mësyn” në ambjentet e restoranti.
Dëshmitarët në vendngjarje u thanë zyrtarëve se vrasësi u ngjit në tavolinën ku viktima po darkonte me partneren e tij, e qëlloi disa herë me armë zjarri dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Mediat spanjolle shkruan se ky sulm vjen fill vetëm disa ditë pasi disa anëtarë të një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish këshilltari i Alteas, Jaime Selles.
Gjatë bastisjeve dhe kërkimeve në Alicante të Madridit, Tarragona dhe Ibiza, policia sekuestroi armë zjarri, 300.000 euro dhe diamante./TCH
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...