Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të premte i pranishëm në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë. Ndërsa mbante fjalën e tij, ai tha se SPAK-u është vetmja shpresë e Shqipërisë, ndaj edhe Partia Demokratike e mbështet pa kushte.
Ai tha se pavarësisht se po përpiqen ta mbysin këtë shpresë të shqiptarëve, nuk do ia dalin pasi SPAK ka mbështetjen e PD dhe në krah ka SHBA-në dhe BE-në.
“SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standardet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre. Sepse perëndimi garanton meritokaci pa pasur në qafë autokratët.
Prandaj procesi që kemi nisur është i rëndësishëm. Ne demokratët besojmë se kemi vizionin, programin dhe shumë shpejt ekipin për një shpresë më të mirë. Ky program së shpejti do t’u paraqitet shqiptarëve, për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gropë ku është futur”./euronews.al
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...