Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për marrjen pjesë në seancat plenare të Parlamentit.
Kërkesa e depozituar në 15 Janar të këtij viti nga mbrojtësit ligjorë të ish-kryeministrit, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, është rrëzuar nga ana e prokurorëve të SPAK në datën 18 Janar.
“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj“, njofton SPAK.
Kujtojmë se avokatët e Berishës iu drejtuan me një kërkesë prokurorëve të SPAK duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetutese. Një tjetër argument që shoqëronte këtë kërkesë ishte fakti se ndaj Sali Berishës nuk ka një vendim të formës së prerë.
“Në kushtet kur Sali Berisha është deputet i Kuvendit, i zgjedhur nga sovrani, është e domosdoshme që të ushtrojë funksionet e tij si Deputet i Kuvendit. Për këtë arsye duke qënë se ju jeni organ procedues, kërkojmë nga ana juaj miratimin dhe dhënien e lejes që z. Berisha në mënyrën dhe kohën që është absolutisht e domosdoshme të shkojë, të marrë pjesë dhe të ushtrojë funksionet e tij në seancat plenare të Kuvendit në përmbushje të të drejtave lirive politike të parashikuara nga Kushtetuta e vendit, por edhe të përmbushë detyrimet e veta kundrejt elektoratit që e ka zgjedhur“, thuhej në kërkesë.
Berisha po qëndron në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” që prej 30 Dhjetorit në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme, që rëndoi masën fillestare të caktuar ndaj tij me argumentin se ai nuk iu bind vendimit të parë për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore./tvklan.al
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...