Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e 32 pasurive të biznesmenit dhe sipërmarrësit Ylli Ndroqi, (Xhemail Pasmaçiu).
Përmes një deklarate për mediat SPAK bën të ditur se bilanci përfundimtar i Ndroqit arrin në 3 milionë euro. Të ardhurat dhe shpenzimet sipas SPAK nuk janë në përputhje, pasi rezultojnë më shumë të shpenzuara.
Në hetime, u zbuluan u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë.
Ndroqi është hetuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a e 334 të Kodit Penal, për këtë shkak në bazë të nenit 3/1, gërma (a) të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, ai është subjekt i masave parandaluese pasurore.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror nr.10, datë 21.07.2020, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), lindur dhe banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera u evidentuan fillimisht pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, për të cilat Gjykata me vendimin Nr.16, datë 01.08.2020, vendosi sekuestrimin e tyre.
Në vijim u kryen verifikime të thelluara dhe rezultoi se u evidentuan dhe gjashtë (6) pasuri të tjera të paluajtshme, (truall dhe objekte) me sipërfaqe totale 9232.8 m2 dhe vlerë 186 737 511 lekë, (rreth 1.6 milion euro) të ndodhura në Tiranë. Bazuar në kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr. 15, datë 03.06.2021, vendosi sekuestrimin e tyre. Në përfundim të hetimeve pasurore u konkludua se :
Raporti midis të Ardhurave dhe Shpenzimeve të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, në çdo vit, si dhe gjendja e Bilancit përfundimtar të tyre është:
Gjithsej për gjithë periudhën së bashku janë:
Të Ardhurat Gjithsej : 1 048 667 240 leke.
Shpenzimet Gjithsej : 1 418 522 446 leke.
Shpenzimet e pambuluara me të ardhura janë : – 369 855 206 leke.
Ose rreth 3 milion euro.
Ndërkohë në mënyrë të detajuar sipas viteve raporti ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve paraqitet si më poshtë:
Dokumenti i plotë:
Lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.
Së pari, shtetasi Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu) është hetuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a, 333/a e 334 të Kodit Penal, për këtë shkak në bazë të nenit 3/1, gërma (a) të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, ai është subjekt i masave parandaluese pasurore.
Së dyti, pasuria e mësipërme, zotërohet nga shtetasit e sipërpërmendur si subjekt te ligjit dhe ekzistojnë prova konkrete se janë të pajustifikuara. Duke u krahasuar vlera e tyre me të ardhurat e fituara në rrugë të ligjshme, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet dukshëm nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.
Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme me datë 14.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij, si më poshtë:
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...