Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar ka zbuluar detaje të reja në lidhje me operacionin ndërkombëtar anti-drogë. Bëhet me dije, se krahas arrestimeve dhe lëshimit të urdhër arresteve u janë sekuestruar edhe drogë si edhe pasuri të paluajtshme.
Në një reagim për mediat, SPAK njofton se mes të 38 të arrestuarve, prej të cilëve 28 gjatë 24 orëve të fundit, janë edhe dy punonjës të policisë, të cilët veprën penale e kanë kryer në vitin 2016, periudhë gjatë të cilës mbanin detyrën e shoqëruesve të ministrit të Brendshëm. Në atë kohë, ministër i Brendshëm ka qenë Saimir Tahiri, ndaj të cilit u hap një proces penal në vitin 2017.
“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, bën me dije SPAK.
Prokuroria e Posaçme nuk bën me dije se për cilët persona bëhet fjalë, ndërkohë që operacioni është ende në vijim dhe gjithçka pritet të zbardhet në orët në vazhdim.
Krahas tyre, SPAK njofoi arrestimin edhe të prokurorit të Vlorës Maksim Sota si edhe të disa zyrtarëve të lartë të policisë./albeu/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...