SPAK ka shpallur moskompetencën për hetimet mbi çështjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në Durrës duke ia kaluar atë prokurorisë së Durrësit. Çështja përfundoi në SPAK më 15 shtator nga 60 familjet e pallatit të lagjes numër 5.
Banorët e godinës numër 8 akuzojnë Institutin e Ndërtimit dhe Bashkinë për vlerësim të gabuar të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit të kaluar. Sipas tyre ekspertët e kanë vlerësuar atë si të banueshëm ndërkohë që ndërtesa është spostuar 60 centimetër nga lëkundjet. Banorët kanë hedhur akuza edhe ndaj ndërtuesit të godinës për punime jo cilësore.
Ndërkohë organi i akuzës në Durrës ka nisur hetimet por thotë se do të duhet kohë e gjatë për të arritur në përfundime për vetë natyrën e kësaj çështjeje penale.
Prokuroria thotë se grupi hetimor do të investigojë që në momentin kur është aplikuar për lejen e ndërtimit, si është dhënë kjo leje, por dhe për cilësinë e ndërtimit të objektit. /abcnews.al/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...