Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit në Shqipëri ka përfunduar pa ndonjë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit (SPAK) për arrestimin e ish-zëvendëskryeministri dhe deputetit aktual i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj.
Por, përderisa SPAK po kërkon autorizim që ta arrestojë Ahmetajn, rezulton se ky i fundit nuk gjendet në Shqipëri. Ai është larguar nga shteti disa ditë më parë, para se kërkesa e SPAK-ut të arrinte në Kuvendin e Shqipërisë më 7 korrik.
Faktin që Ahmetaj nuk gjendet në Shqipëri e ka konfirmuar avokati i tij, Henrik Ligori gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve, ndërsa për mediat këtë lajm e bëri të ditur kryetari i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
“Avokati i tij në seancë konfirmoi, pasi u pyet nga opozita, se Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Sipas tij nuk është arratisur, por është larguar nga vendi dhe tha se nuk e di se ku ndodhet”, tha Bardhi.
SPAK e akuzon ish-zëvendëskryeministrin për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim apo fshehje të pasurisë dhe kërkon autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë për arrestimin e tij.
Pas katër orë debat në seancën e mbajtur me dyer të mbyllura, u vendos që mbledhja të shtyhet për t’i dhënë kohën që kërkuan avokatët mbrojtës të Arben Ahmetajt për t’u njohur me dosjen prej 400 faqesh të Prokurorisë së Posaçme.
Në përfundim të mbledhjes, Gazmend Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tha për mediat se vendimi u mor pa votim nga përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve. Sipas tij, shtyrja e vendimmarrjes po bëhet për “të mbrojtur” Arben Ahmetajn.
“Ishte një tentativë antikushtetuese dhe antiligjore e shumicës për t’i dhënë kohë Ahmetajt dhe u vendos shtyrja e mbledhjes. Kjo është ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt që t’i shpëtojë drejtësisë. Shtyrja e vendimit është përpjekje që autorizimi për arrestimin e tij të shtyhet me gjasë për javën tjetër”, tha Bardhi.
Pas mbledhjes nuk u deklarua asnjëri anëtar i Këshillit të Mandateve nga shumica parlamentare. Mbledhja e radhës e këtij këshilli është caktuar për të premten pasdite.
Hetimet ndaj Arben Ahmetajt nisën në vitin 2022 dhe Prokuroria e Posaçme thekson se “vazhdon hetimi në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar”.
Hetimi i prokurorisë kundër ish-zëvendëskryeministrit ka zbuluar prona dhe investime të padeklaruara të tij në 20 vjet si dhe pagesa të tërthorta të përfituara si ryshfet nga biznesmenët e incineratorëve me vlerë 491 mijë eurosh, por edhe vila në bregdet dhe apartamente në Tiranë. Ahmetaj po hetohet për gjashtë raste korrupsioni.
Në vitin 2015, Qeveria e Shqipërisë akordoi një kontratë për ndërtimin e këtij incineratori me procedurë emergjente.
Djegësit masivë të mbeturinave, në Shqipëri njihen si inceneratorë.
Arben Ahmetaj më 22 qershor 2023 ai u thirr për herë të parë në SPAK, u pyet për rreth gjashtë orë si person nën hetim.
Arben Ahmetaj ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë dhjetë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Ai ka qenë drejtues i Drejtorisë së Tatimeve, ministër i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ministër i Financave, zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit./rel
Gjesti përshëndet familjen e tij, ka një premtim për ta
Therja me thikë në Lipjan, lëndohen katër persona – policia ...
Balluku: Shehaj politikë për të mbrojtur bizneset personale,...
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...