Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako ka dorëzuar sot me postë mandatin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
Lënia e mandatit nga Bllako erdhi pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e deputetit, pasi e akuzon atë si të përfshirë në aferën e inceneratorët të Fierit.
“Me vullnetin tim të plotë dorëzoj mandatin parlamentar si deputet i Partisë Socialiste”, ka thënë Bllako në kërkesën e tij të dorëzuar sot me postë në Kuvendin e Shqipërisë për të vënë në dije dorëzimin e mandatit të deputetit.
Bllako njoftoi një ditë më parë se do të lërë mandatin e deputetit me anë të një postimi në Facebook. Ndër të tjera, ai shkroi se do të provohet lehtësia pafajësia e tij, nëse procesi gjyqësor do të jetë i paragjykuar dhe i drejtë./TCh/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...