Mjekut të QSUT, Edvin Prifti, i sekuestrohen nga SPAK 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash. News 24 raporton se shumat e mëdha të parave i janë gjetur në banesë dhe në zyrën e tij në QSUT, mjekut njëherësh Shefit të Kardio-Kirurgjisë, Edvin Prifti.
Kështu, 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë mjekut Prifti. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.
SPAK e ka zbuluar rastësisht mjekun e njohur, pasi kishte vënë në përgjim sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e arrestuar sot bashkë me 10 persona të tjerë në atë gjykatë, bashkë me gjykatësen Enkeleida Hoxha, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndërsa SPAK e kishte vënë në përgjim Mallkuçin zbulon se kjo e fundit fliste me mjekun Prifti për operacionin e nënës, për të cilin ai i kishte kërkuar para. Nga kjo bisedë e përgjuar rastësisht mjeku ka rnëë në grackën e SPAK.
Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./ News 24
Sot përurohet objekti i QKMF-së në Mitrovicë
Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta
Sot tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...