Gjykata e Fierit shpalli moskompetencën, nën akuzë është edhe deputeti socialist Bujar Çela
Shpërthimi në Lushnje do të hetohet nga prokurorët e SPAK dhe do të gjykohet nga Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dosja pritet të merret në dorë nga prokurorët në Tiranë për shkak se pjesë e fashikujve hetimorë ndodhet edhe deputeti socialist Bujar Çela i cili është nën hetim për ndertim pa leje, shkelje e rregullave në punë dhe shkatërrim i pronës.
Vendimi për kalimin e dosjes u mor këtë të enjte nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e cila më parë shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë së Fierit dhe la në burg sipërmarrësin e punimeve në kapanonin në ndërtim, Leonard Gjini.
32-vjeçari është personi i vetëm i arrestuar një javë pas shpërthimit të bombulës ku mbetën të vdekur Roland dhe Elidon Hoxha dhe u plagosën 7 të tjerë.
Leonard Gjini akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në pune, me pasoja të rënda. Ai nuk e ka pranuar akuzën, me pretendimin se ka lidhur kontratë të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por kompania e tij nuk e nisi kurrë punën dhe se punëtorët që ishin të pranishëm në objekt ditën e shpërthimit nuk njiheshin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë së ndërtimit që ai zotëron.
Gjykata e Fierit ka argumentuar masën arrest në burg me arsyetimin se pavarësisht mosfillimit të punës nga kompania e Leonard Gjinit, ai duhet të mbikqyrte objektin dhe ndalonte punimet nga të tjerët, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë për nisjen e ndërtimit të magazinës.
Avokati në seancë kërkoi një masë më të lehtë sigurie duke ofruar edhe garanci pasurore, kërkesë që nuk u pranua nga gjykata./tvklan.al
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...