Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka folur në studion e News24 për deklaratat e Presidentit të Republikës por edhe qëndrimet e opozitës.
Duke iu referuar deklaratës së Presidentit Meta për ‘braktisjen e institucioneve’ nga opozita, Spaho tha se djegia e mandateve u bë pasi po rriskohej që opozita të kthehej në fasadë të institucioneve, konkretisht Kuvendit. Ai deklaroi se zgjedhjet me kryeministrin Edi Rama kanë qenë në farsë, ndërsa i cilësoi zgjedhjet e parakohshme si të vetmen rrugë për të kapërcyer krizën.
“Presidenti ka kohë që po flet me simbolika. Unë po e marr si batutë, nëse nuk do të ishte batutë do të thosha që ne kemi qenë të ndërgjegjshëm edhe për aspektin negativ që ka lënia e institucioneve. Ne po rriskonim të ktheheshim në fasadë të institucioneve dhe kjo rëndohej edhe më shumë në rolin që opozita luante në një proces zgjedhor. Zgjedhjet me Edi Ramën kanë qenë farsë e vërtetë. Faktet e publikuara tregojnë që zgjedhjet në Dibër dhe të 2017 janë ta manipuluara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar. Nëse do rrinim në institucione dhe do merrnim pjesë në zgjedhje farsë ku do shkonte opozita?! E konsideroj një nga zgjedhjet më të guximshme që ka bërë opozita. Raporti i OSBE-ODIHR i cili është një dokument i shkruar i jep të drejtë opozitës në të gjitha shqetësimet që ka ngritur”, u shpreh Spaho.
Sipas tij, me Edi Ramën është e pamundur të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Përveç Durrësit dhe Dibrës, kemi dhe rastin e 30 qershorit. Kjo krizë e përgjithshme formën e saj më të mprehtë e merr nëpërmjet procesit zgjedhor. Që të kemi zgjedhje të parakohshme, të besueshme për të gjitha palët, duhet të realizohen disa kushte dhe të realizohen nga një trupë asnjanëse. Qeveria nuk ka qenë në gjendje për të realizuar një proces zgjedhor të pamanipuluar. Po piqet ideja që zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për të kapërcyer këtë krizë. Po e pranojnë dhe vetë ndërkombëtarët. Raporti i OSBE-ODIHR dokument zyrtar i qëndrimit të ndërkombëtarëve. Sa i përket zgjedhjeve aty thuhet se ka rënë e gjithë ngrehina që ka për detyrë të realizojë zgjedhje të besueshme për të gjitha palët”, deklaroi nënkryetari i PD.
Sa i përket një përçarje apo qëndrimeve të ndryshme brenda opozitës, Spaho tha se nuk ka ndryshuar asgjë ngaqëndrimi i shpallur.
“Edi Ramën ne do ta largojmë me zgjedhje. Opozita nuk ndryshuar asgjë nga ato që ka shpallur më para për këtë pikë. Të gjitha partitë opozitare kanë marrë një vendim, ky vendim është i pandryshuar”, u shpreh Spaho./balkanweb
Të martën vendoset “fati” i Shtëpisë së Bardhë, çfarë pritet...
Parashikimi i motit për të dielen
Sfida e çuditshme, kush heqë më shumë qime nga trupi do të s...
Shoqata e Gazetarëve të Shqipërisë dënon ashpër bllokimin e ...
Pas puthjes, Arioni e Diana nisin të flasin për fëmijë
Sulm izraelit në periferinë jugore të Bejrutit/ Një i vrarë ...