Kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha i kanë lënë pas konfliktet e së shkuarës dhe janë bërë bashkë në kauzën për të rrëzuar Ramën nga pushteti.
Në një intervistë për “Panoramën”, Spahiu shpjegon qëndrimet e forta që ka mbajtur ndaj Berishës dhe arsyet përse ndodhi takimi me të në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë.
Duke folur për takimin me Berishën, ai sqaron: “Ato takime ishin një “besa-besë” simbolike për të vazhduar në një kauzë, e cila lë pas mëritë dhe inatet personale. Mendoj që në politikë, burrat e shtetit duhet të mbyllin disa kapituj personalë dhe të shikojnë përpara në historinë e tyre politike dhe në drejtimin e vendit. Besoj që në spektrin e djathtë ai takim është pritur mirë”.
Sipas Spahiut, atë me Berishën dhe Bashën e lidh edhe ideologjia dhe doktrina politike.
“Kjo ka qenë arsyeja përse Aleanca Kuqezi nuk shkoi majtas. Një lëvizje nacionaliste nuk mund të bashkohej me internacionalistët, me të majtën shqiptare. Lëvizja jonë e ka vendin tek e djathta”- shprehet ai.
Kreu i AK-së sqaron edhe përplasjen fizike që ndodhi në çadrën e demokratëve dhe kush janë personat që e porositën atë…
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...