Google ADS

Spahiu: Nënshtetësitë e Metës më pak të dëmshme se barazimi i kinezëve me kosovarët

22:48 | 22 Tetor 2020
Arbresh.info

Kreshnik Spahiu në një lidhje me Skype në emisionin “Open” tha se nënshtetësitë e paverifikuara që ka dhënë presidenti Ilir Meta nuk janë aq të dëmshme.

Sipas tij më i dëmshëm është ligji i PS-së, ku shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi e kanë të vështirë marrjen e pasaportës aq sa edhe shtetasit e tjerë.

“Ato janë më pak të dëmshme se sa ligji i PS-së që 14 milionë shqiptarëve u hiqet e drejta për të fituar nënshtetësinë sipas origjinës me shtetësi. Nëse ke nënën e babën shqiptar por ke pasaportë kosovare ju e konsideroni me natyralizim. Ju i keni vënë në mënyrë të barabartë me kinezët, kosovarët. Kjo është më e rëndë se sa nënshtetësia”, tha Spahiu./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme