Google ADS

Spahiu: Edi Rama është misionar i amerikanëve

00:44 | 11 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Kreshnik Spahiu ka deklaruar edhe njëherë se kryetarit të PD, Lulzim Bashës i është refuzuar viza për të udhëtuar në SHBA.

Spahiu tha në OPEN se kjo është e vërtetë dhe së fundmi në PD ka nisur edhe një revoltë kundër Bashës. Sipas ishte kreut të “Aleancës Kuqezi”, se në listën e personave që u është refuzuar viza nga SHBA janë edhe ministra të Ramës.

“Iu kam deklaruar se Bashës i është ndaluar hyrja në SHBA. Tani i është ngritur e gjithë partia dhe po del e vërtetë. Ka disa ministra dhe ish-ministra socialistë, kryetarë gjykatash, drejtorë doganash dhe tatimesh që nuk lejohen të udhëtojnë në SHBA. Kjo është një kategori tjetër nga ajo e Berishës. Berisha ka minuar demokracinë dhe destabilizuar Ballkanin.”, tha Spahiu.

Ka qenë edhe kandidatja për kryetare të PD, Edith Harxhi që ka deklaruar publikisht se Bashës i është refuzuar viza nga SHBA.

Kreshnik Spahiu u shpreh në OPEN se kryeministri Edi Rama është misionar i amerikanëve, ndërsa tha se edhe takimet me Vuçiç dhe Erdogan i bën me “lejen” e amerikanëve.

“Edi Rama është misionar i amerikanëve edhe në takimet me Vuçiçin edhe në takimet me Erdoganin”, tha Kreshnik Spahiu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme