Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar se janë 160 mjekë që këtë vit janë larguar nga vendi ynë.
“Ndërkohë që ministrja Manastirliu deklaron që për 10-mujorin e parë të 2018 janë punësuar 153 mjekë dhe 820 infermierë, faktet flasin ndryshe; Mbi 160 mjekë këtë vit kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria. Në 2017 kanë aplikuar 617 infermierë, kurse këtë vit janë në proces 350 infermierë për t’u larguar. 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi”, u shpreh Spahia.
“Mashtrimet për rritje pagash nuk funksionojnë më. Me këtë ritëm, ministria nuk arrin dot të plotësojë as vendet e lëna bosh nga mjekët dhe infermierët që largohen nga skamja, krimi dhe dëshpërimi”, shtoi deputeti demokrat.
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...