Sot vendoset fati i Saimir Tahirit

08:30 | 19 Shtator 2019
Arbresh.info

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda do të vendos për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Prokuroria kërkoi më 10 shtator 12 vite burg për Tahirin, i cili akuzohet për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Kujtojmë që ish-ministri i Brendshëm ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke ulur kështu 1/3 të tretën e dënimit, në rast se për të vendoset arrest me burg.

Prokuroria është shprehur në pretencën e saj, se gjatë viteve 2013-2015, Tahiri ishte i përfshirë në katër raste të trafikimit të lëndëve narkotike.

Por, ndonëse Prokuroria në pretencën e saj pretendon se Tahiri ka kryer trafik të lënëve narkotike gjatë kohës që mbante postin e ministrit, vetë Tahiri është shprehur se; “as nuk më shkon ndërmend dënimi”./opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme