GJKKO pritet të japë sot vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.
SPAK ka kërkuar 12 vite burgim për Tahirin, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar Prokuroria Speciale kërkon përfundimisht që ish-ministri të dënohet me 8 vite burg dhe 3 vite mos të ushtrojë funksion publik.
Nga ana tjetër, ish-ministri ka kërkuar pafajësi duke thënë se prokuroria ka dështuar të vërtetojë akuzat ndaj tij.
“Prokuroria ka dështuar të identifikojë rolin tim, kur jam bërë pjesë dhe si kam bashkëpunuar. Nuk kam asnjë kontakt me personat e hetuar dhe të përfshirë në procedimet e Prokurorisë”, deklaroi Saimir Tahiri në përfundim të seancës së 31 Janarit 2022./tvklan/
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA