Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë sot në Budapest për të marrë pjesë në Samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian dhe Këshillit Informal Evropian.
Bëhet me dije se ky takim do të mbahet sot (7 nëntor) në Hungari, ku të pranishëm do të jenë liderë nga 40 shtete të ndryshme.
Takim ky që zhvillohet pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këshilli i Evropës në njoftimin e bërë publik, bënë me dije se, takimi i pestë i Komunitetit Politik Evropian do të mbledhë liderë nga i gjithë kontinenti në Budapest.
“Udhëheqësit do të diskutojnë sfidat e sigurisë së Evropës , duke përfshirë luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe përshkallëzimin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme, migrimin e parregullt dhe çështjet që lidhen me sigurinë ekonomike dhe lidhjen në aspektin e energjisë, transportit, IT dhe tregtisë globale” thuhet në njoftim”.
BE-ja përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Sfidat e sigurisë, emigracioni dhe siguria ekonomike janë temat që do të mbizotërojnë në agjendën e Komunitetit Politik Evropian.
Udhëheqësit duan të diskutojnë zgjedhjen e Trump
Megjithatë, ajo që pritet të mbizotërojë në diskutimet e liderëve është rezultati i zgjedhjeve në SHBA, pasi është hera e parë që ata do të kenë mundësinë të shkëmbejnë mendime, 24 orë pas fitores së Donald Trump.
“Deklarata e Budapestit”: Konkurrueshmëria, mbrojtja dhe energjia e BE-së
Të premten, në mbledhjen joformale të Këshillit Evropian – në prani të Christine Lagarde dhe Mario Draghi – temë e diskutimit në rendin e ditës sipas burimeve qeveritare është konkurrueshmëria evropiane me rastin e raportit të Draghit.
Është hera e parë që liderët europianë do të diskutojnë në detaje raportin e z. Draghi dhe do të kërkojnë të arrijnë një tekst të përbashkët mbi prioritetet e konkurrencës europiane (Deklarata e Budapestit).
Kujtojmë se, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e pati autorizuar 77 vjeçarin Mario Draghi që të bëjë një analizë të aftësisë konkurruese të BE-së.
Në të Draghi tërheq vëmendjen, se Bashkimi Europian është i dobët në teknologjitë e reja, që do të nxisin rritjen e ardhshme ekonomike. Vetëm katër nga 50 sipërmarrjet e mëdha të teknologjisë janë firma europiane.
Në sfondin e konkurrencës nga SHBA dhe Kina ish-kryeministri i Italisë, Draghi vëren, se europianët ndodhen përpara një “sfide ekzistenciale”. Pa produktivitet më të lartë Europa nuk mund “të jetë lider në fushën e teknologjive të reja, as një fanar në përgjegjësinë për klimën dhe një aktore e pavarur në skenën botërore”. Edhe modeli social europian nuk mund të financohet më. Shkruan italiani në analizën e tij strategjike./rtsh.al/
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj