Nga ora 10:00 deri në orën 13:00 disa nga akset më kryesore të Shqipërisë, do të jenë të bllokuar nga opozita, e cila nisë mosbindjen civile.
Në shenjë proteste për vendosjen e taksës së rrugës së Kombit, opozita e bashkuar ka vendosur që të bllokojë 4 akset kryesore në vendin tonë.
Siç mëson Express do të jenë dhjetëra qytetarë, të cilët të mbështetur edhe nga PD-ja dhe LSI do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.
Po ashtu, opozita ka vendosur që pjesë e kësaj bllokade të jenë edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimi i Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.
lidhur me protestën e PD-së, Policia e Shtetit doli në një deklaratë për mediat, e cila i bëri thirrja qytetarëve të mos marrin pjesë pasi do të përballen me ligjin.
Po ashtu, policia e Shtetit bëri me dije se protesta në fjalë është e paligjshme, pasi opozita nuk ka marrë leje, dhe për këtë, ajo do të marrë masa ligjore të ashpra ndaj organizatorëve, deri në arrestimin e tyre.
“Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.”, tha Basha.
Në funksion të kësaj protesta, opozita ka kërkuar që seanca e ditës së sotme parlamentare që është parashikuar për të nisur në orën 10:00, të shtyhet për në orën 18:00.
Deri tani nuk kemi ndonjë reagim lidhur me këtë kërkesë.
Express mëson se për të garantuar protestën e Opozitës, policia ka kaluar në gatishmëri, duke angazhuar qindra forca policie.
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...