Ditën e sotme Partia Demokratike do të mbajë sërish zgjedhje për primaret në 5 bashki të vendit që në fazën e pare, atë të 4 Dhjetorit kaluan në balotazh.
Rivotim mes dy kandidatëve në garë do të ketë në Bashkinë e Dibrës, Fierit, Mirditës, Librazhdit, dhe atë të Matit, ndërsa në Fushë Arrëz Komisioni elektoral në selinë blu ka vendosur që atje zgjedhjet të mbahen në një tjetër datë.
Në primaret e 4 dhjetorit në balotazh dolën 8 bashki, mes të cilave edhe ajo e Tiranës, Krujës, Sarandës, por kandidatët me numër më të vogël votash u tërhoqën, duke zyrtarizuar në këtë mënyrë si kandidatë fitues ata që kishin siguruar numrin më të madh të votave të anëtarësisë dhe simpatizantëve në zgjedhje.
Kandidatët në garë në 5 bashkitë:
Dibër: Besnik Alku 291 vota dhe Ismail Uka 365 vota
Fier: Albano Zhapaj me 87 vota dhe Artur Mahmutaj me 242 vota
Librazhd: Shaqir Kuka me 55 vota dhe Ndricim Lila me 45 vota
Mirditë: Albert Mylyshi, 357 vota dhe Aleksander Lala, 285 vota
Mat: Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës
Kurti bën homazhe në nderim të 35-vjetorit të rënies së dësh...
Elita e futbollit rikthehet me duelin Gjilani-Dukagjini