Protesta e opozitës pritet të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor, sot do të mbahet protesta e opozitës.
Në gatishmëri për protestën janë vënë rreth 1 mijë e 500 efektivë policie, gjithashtu edhe policë civilë. Mësohet se opozita ka kërkuar rreth 5 orë leje për të protestuar, nga ora 19:00-23:59. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama nga pushteti dhe krijimin e një qeverie tranzitore.
Ndërsa Kryeministri ka bërë thirrje për dialog, duke hedhur poshtë çdo mundësi për dorëzimin e qeverisë. Protesta kombëtare e opozitës pritet të vazhdojë sot dhe të zgjasë pa ndërprerje deri më 30 qershor. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje dje qyetarëve protestues që të distancohen nga aktet dhunës.
Në godinat qeveritare marrja e masave paraprake për sigurimin e perimetrit rrethues, nisi dy ditë para protestës kombëtare. Tek Kryeministria dhe Parlamenti, që orët e para të mëngjesit të së enjtes, u vendosën gardhe metalike dhe shtyllat u lyen me graso./oranews
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...