Sot në mesditë, në orën 14:00, familja dhe të afërmit do të përcjellin për në banesën e fundit, djalin e vetëm të familjes Beqiraj. Babai i Florenc Beqirajt, Gëzim Beqiraj, shoqëroi nga Franca deri në Shkodër trupin e djalit të tij.
Në momentet e fundit, ai iu gjend pranë në spitalin e Marsejës, ndërsa ndodhej në gjendje të thellë kome, por zemra e tij vazhdonte të funksiononte ende. Gëzim Beqiraj kërkon drejtësi, ndërsa shprehet se në trupin e të birit ka vërejtur shenja dhune. Kortezhi nga Franca, fillimisht u ndal në Gjermani e më pas, nga aeroporti i Frankfurtit, mbërriti rreth orës 11:30, në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Prej andej, i shoqëruar nga babai, Gëzim Beqiraj, dhe disa prej shokëve të tij që dolën për ta pritur, kortezhi mbërriti në Shkodër.
Në rrugën hyrëse të qytetit ku banon familja Beqiraj, me dhjetëra miq, familjarë, shokë e fqinj pritën trupin e 23-vjeçarit. Pak metra përpara banesës ishte ngritur një çadër, në të cilën qëndroi babai dhe të gjithë burrat e djemtë që vinin për ta ngushëlluar. Heshtja ka zgjatur pak derisa arkivoli mbërriti përpara syve të njerëzve më të afërt, nënës, motrës e gjyshes. Dhimbje e madhe dhe lot pafund. Çaste, të cilat askush nuk do donte t’i përjetonte për asnjë lloj arsye. Disa prej familjarëve të afërt, nga dëshpërimi, pësuan gjendje të fikëti, shkruan panorama. Disa herë u desh një ambulancë e spitalit Rajonal të Shkodrës për t’i dërguar drejt urgjencës për ndihmë të shpejtë.
Nëna, Laureta Beqiraj, mes dhimbjes së madhe, qëndroi stoike e ndërsa motra, Florenca, nuk mundi të përmbahej. Fotografitë e 23-vjeçarit rrethuan të gjithë vendin, qoftë jashtë te çadra e pritjes për burrat, por edhe brenda në dhomën e vogël të familjes së varfër shkodrane.
“Kush të vrau në lule të rinisë.
Pse të vranë o djali ynë.
Ku me të marrë nëna ty.
Nuk e meritove more bir.
Pse s’të sollën të gjallë o djalë”.
Këto ishin disa prej fjalëve që u dëgjuan gjatë vajtimit. Familjarët dyshojnë se Florenc Beqiraj është dhunuar në dhomat e paraburgimit në Marsejë. Ndërsa, pasi qëndroi në gjendje kome për disa ditë, pretendojnë se i janë hequr tubat e oksigjenit. 23vjeçari kishte ikur si azilkërkues dhe ndodhej në Francë prej dy vitesh. Muajin e fundit, para se të ndahej nga jeta, u kap nga Policia franceze pa dokumentacion pasi i ishte refuzuar statusi i azilkërkuesit. Prokuroria e Francës ka nisur një hetim dhe do pritet të arrihet në një konkluzion pas përfundimit të autopsisë.
Pyetje, babait: Çfarë mund të na thoni tani që keni parë gjithçka me sytë tuaj?
Fillimisht, dua të falënderoj të gjithë ata që më ndihmuan në këto ditë të vështira. Unë kam një falënderim të përzemërt për të gjithë ata vëllezër shqiptarë, që u solidarizuan me familjen tonë dhe dhimbjen e madhe që po përjetojmë. Dua të falënderojmë të gjithë ata shqiptarë në Francë dhe Europë, të cilët m’u gjenden pranë në momentet më të vështira të jetës sime. Ata më ndihmuan për çdo gjë që kishim nevojë dhe dua t’i falënderoj pa masë. Një falënderim kam për Presidencën, e cila na mundësoi ardhjen e trupit të Florencit nga Franca deri në Shkodër. Familja jonë ka një dhimbje të madhe që po e përjeton, ndërsa unë po përjetoj momente shumë të vështira. Do Zoti, del drejtësia e djalit tim. Meqë djali iku nga kjo jetë, të paktën të ketë drejtësi për atë që ka ndodhur. Nuk di çfarë të them.
A kishte shenja dhune Florenci kur e patë në spital, në Francë?
Po, ka pasur shenja dhune. I dhunuar ka qenë. Unë kam gjetur shenja dhune në dorën e djalit tim. Kam marrë fotografinë dhe ia kam dhënë avokatit në Francë ku shihet dhuna në dorën e djalit. Askush të mos thotë se nuk ka pasur shenja dhune./Panorama
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...