Sot nis gjyqi për 24-vjeçarin nga Taxhikistani, i dyshuar për terrorizëm

11:02 | 2 Maj 2020
Arbresh.info

Ditën e sotme do të nisë gjyqi për të akuzuarin për terrorizëm në Gjermani, Komrom Zukhurov.

Top Channel bën me dije se Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg për 24-vjeçarin ndërsa para gjykatës ai do të përfaqësohet nga trupa mbrojtëse, avokat Asllan Dogjani.

Komrom Zukhurov me origjinë nga Taxhikistani, 24 vjeçari që mbrëmjen e së mërkurës, u vu në pranga nga policia, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Tiranë.

Ndërkohë arrestimi i tij është cilësuar si i ligjshëm për shkak se kishte një urdhër ndalimi ndërkombëtar për të lëshuar nga Interpoli për shkak se ai kërkohet nga Gjermania.

Komron Zukhurov i datëlindjes 26..09,1996 lindur në Dushambe Taxhikistan dhe banues në qytetin Sino Maykovskogo akuzohet për nga Gjermania për ‘Pjesëmarrje në organizatë të huaj terroriste njëkohësisht edhe e cilësuar në Shqipëri si ‘Organizatë terroriste’.

Arrestimi i tij është kryer pas ky person nga verifikimet e kryera rezulton se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata Federale në Karlsruhe në Gjermani më datë 21.02.2020 ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të. 24-vjeçari njihen ndryshe edhe me dy emra të tjerë, alias Bruggemann Komron, alias Komron Zuhurov.

Burggeman ka marrë pjesë si luftëtar i huaj terrorist në organizatën e ISIS në këtë mënyrë: Bashkë me persona të tjerë që janë Karachibekov, Gulunov Boboev, Karimov dhe Laigjon, shtetasi nga Taxhikistani të frymëzuar nga fryma e besimit radikalist fonimentaliste të cilën gjatë gjithë kohës e ka vënë në dukje dhe duke e shpërndarë në mënyra të ndryshme.

Ata kanë krijuar një celulë në Gjermani me qëllim që të kryenin ‘Jihad’ në emër të ISIS duke kryer sulme me armë kundër ‘Jo besimtarëve” Gjermanë si dhe sulme të tjera brenda dhe jashtë kufijve të Gjermanisë apo në Taxhakistan duke përdorur armë luftarake dhe eksploziv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme