Sot në Shqipëri votohet Ligji për shtetësinë, Balla: Kjo krijon mundësi talenteve që kanë lindur në këtu e jetojnë jashtë

08:41 | 21 Shtator 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla bëri të ditur se sot në Kuvendin e Shqipërisë do të votohet për ndryshimet e propozuara nga Qeveria (Ministria e Brendshme) në Ligjin “Për shtetësinë”.

Sipas tij kjo krijon mundësi talenteve që kanë lindur në Shqipëri, që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Sot votojmë në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet e propozuara nga Qeveria (Ministria e Brendshme) në Ligjin “Për shtetësinë”, duke i krijuar mundësinë talenteve që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, por që mund të aktivizohen për ekipet e moshave të kombëtares sonë kuq e zi (në sporte të tjera apo në fushën e artit), të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, ka shkruar Balla në Facebook.

Tutje ai beri të ditur se përjashtohen nga testimi i njohurive të gjuhës shqipe dhe historisë.

“Gjithashtu përjashtohen nga testimi i njohurive të gjuhës shqipe dhe historisë së RSH, aplikantët për shtetësi me natyralizim, të cilët vijnë nga shtetet ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”, ka shkruar tutje ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme