Google ADS

Sot mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, prioritet ndryshimet në marrëveshjen me Pfizer

09:33 | 7 Tetor 2021
A. B.
Kuvendi ka njoftuar se gazetarët dhe kamerat do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare.
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare në orën 10:00. Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë është publikuar edhe rendi i ditës ku shihet se rëndësi gjatë seancës së sotme do të ketë votimi i ndryshimeve në marrëveshjen mes kompanisë së prodhimit të vaksinave anti-Covid, Pfizer dhe qeverisë shqiptare.

“Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021,”- shkruhet në njoftimin e Kuvendit.

Në zbatim të masave anti-Covid, Kuvendi ka njoftuar se gazetarët dhe kamerat do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare. Seanca e fundit plenare u zhvillua më 23 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme