Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet ditën e sotme, e premte 24 korrik 2020, në orën 17:30 pranë ambienteve të sallës Ovale te Pallati i Kongreseve.
Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka konfirmuar pjesëmarrjen sot në orën 17:00 në tryezë teksa ka kërkuar nga opozita jashtëparlamentare që propozimet t’i dërgojnë paraprakisht tek anëtarët.
Në emailin e dërguar opozitës jashtëparlamentare Gjiknuri thotë se presim që të bëni propozimet tuaj për këtë çështje.
Teksti i emailit:
Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës.
Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik.
Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje.
Ditën e djeshme në një e-mail të vonë Bylykbashi dhe Vasili ngritën shqetësimin se mazhoranca po i bënte fakt të kryer ndryshimet kushtetuese teksa konfirmuan nga ana e tyre se Opozita e Bashkuar nuk ka ndërprerë apo të ketë qenë kundër dialogut për këto çështje./tch
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...