Google ADS

Sot maxhoranca mblidhet në parlament, opozita proteston

08:08 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Maxhoranca ka vendosur të mbledhë sot parlamentin në seancë plenare e njëkohësisht opozita ka vendosur të protestojë. Ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe disa herë të tjera që prej muajit shkurt.

Seanca parlamentare pritet të nisë në orën 10:00, ndërsa protesta e thirrur nga opozita do të nisë në orën 9:30.

Njëkohësisht me marrjen e vendimit për protestë është mobilizuar dhe policia. Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.
Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 7 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017./balkan web

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme